HomeKronikeNjihuni me organizatën mafioze që mbjell terror në Itali/ Kriminologu: Po bëhet...

Njihuni me organizatën mafioze që mbjell terror në Itali/ Kriminologu: Po bëhet e frikshme, shqiptarët e mbajnë gjallë, zbarkojnë tonelata drogë në brigjet tona

Advertismentspot_img

“Një përbindësh me katër koka që përhap terror përmes atentateve në Itali”. Kështu e përshkruajnë mediat italiane ‘mafian e katërt’ që operon në Foggia, ku vetëm në këtë fillim viti, u shënuan disa atentate me bombë duke goditur zonat e San Severo,  Foggias dhe Viestes.

Ajo mbahet gjallë nga trafiku i drogës që zbarkohet me tonelata në brigjet italiane nga trafikantët shqiptarë. Por për të kuptuar më shumë rolin e ‘mafias së katërt’ dhe se si operon mafia shqiptare, kriminologu i njohur italian, Vincenzo Musacchio shpjegon se kjo është një organizatë kriminale që preferon dhunën dhe korrupsionin njëherësh. Sipas Musacchios, niveli i korrupsionit ka arritur deri në atë pikë sa po manipulohen zgjedhjet dhe përcaktohet se kush do të jetë kryetar bashkie.

Intervista për median italine

Çfarë është saktësisht mafia e Foggia-s?

Është një mafie që në këtë moment preferon dhunën, që nuk është e vetmja karakteristikë e saj pasi nuk  anashkalon as korrupsionin dhe infiltrimin në politikë dhe administratën publike. ‘Mafia e Katërt’ është padyshim një fenomen kriminal me përmasa të mëdha ndaj të cilit fatkeqësisht ka pasur shumë heshtje  për një kohë të gjatë. Ky mosveprim ka bërë që me kalimin e kohës ajo të kthehet në një emergjencë serioze kombëtare.

Prej nga rrjedhin burimet e tyre?

Aktiviteti kryesor i tyre është trafiku i drogës. Brigjet puliane janë pika kryesore për zbarkimin në Itali të dhjetëra tonëve drogë që sjellin shqiptarët e destinuara për tregun kombëtar, atë evropian dhe ndërkombëtar. Të ardhurat nga droga dhe zhvatja përdoren më pas për të korruptuar dhe depërtuar në administratën publike, duke kushtëzuar zgjedhjet e pushtetit vendor. Nuk është rastësi që në Foggia është provinca italiane me numrin më të madh të investimit të kompanive në ndërtim e shërbime. Në raportin e DIA-s flitet për një kalim nga modeli tradicional i zhvatjes në një model më delikat dhe tinëzar.

Kjo organizatë kriminale vepron ende në kuadrin e mafias rurale opo ka kaluar të depërtojë në strukturën ekonomiko-sipërmarrëse?

Mafia rurale nuk ekziston prej vitesh. Sot kjo mafie ka evoluar dhe është organizuar. Në Foggia nuk ka më mafiozë që të zhvatin në rrugë, por viktima shkon te xhelati i tij duke i kërkuar që ta paguajë dhe ta lërë të qetë. Bandat garantojnë rendin dhe në të njëjtën kohë operojnë si sipërmarrës në sektorë të ndryshëm strategjikë të ekonomisë dhe sipërmarrjes lokale”.

Sa i thellë është infiltrimi i saj në politikë dhe konkretisht në pushtetin vendor?

Hetimet e fundit nga gjyqësori tregojnë një virulencë në rritje në Capitanata. Foggia, Monte Sant’Angelo, Mattinata, Cerignola dhe Manfredonia janë bashkitë e shpërbëra nga Këshilli i Ministrave në pesë vitet e fundit për shkak të formave të ndërhyrjes dhe kushtëzimit nga organizatat mafioze. Ky aspekt duhet të na shqetësojë dhe jo pak.

Eksplozivët dhe korrupsioni: po flasim për një realitet kriminal më të dhunshëm apo kemi të bëjmë me “jakat e bardha”?

Mafia në Foggia kombinon dhunën dhe korrupsionin në një strategji të vetme kriminale. Për operatorët ekonomikë ka atentate me tritol. Për politikën dhe administratën vendase ka korrupsion. Mafiozët lokalë kontrollojnë zgjedhjet, procesin e votimit, zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe më pas përfitojnë favoret. Në këtë situatë tani endemike, dimensioni i degradimit të zonës së Foggia-s është vërtet në nivele të një  emergjence të krahasueshme në shumë aspekte me masakrën e Cosa Nostra-s në kohën e Totò Riinas. Njëmbëdhjetë bomba në dhjetë ditë janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit. Mesazhi është shumë i qartë: këtu jemi ne në krye, asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk do të ndryshojë.

Cila është historia e mafias së Foggias?

Ka lindur në fund të viteve shtatëdhjetë. Raffaele Cutolo në atë periudhë krijon në Campania organizatën kriminale “Camorra e Re”. Do të jetë kjo organizatë e re kriminale që do të përcaktojë lindjen e mafies së së Foggias. Në një hotel historik në Foggia në vitin 1979, Raffaele Cutolo takohet me bandat kryesore kriminale të rajonit. Ai ka vetëm një qëllim: të vendoset në Pulia për të eksportuar projektin e tij të Kamorrës, duke shtrirë domenin e saj përtej rajonit. Kështu lindi krimi i organizuar në Foggia. Grindjet përshkallëzohen dhe bëhen të përgjakshme sa herë që klanet duhet të ripërcaktojnë strukturat e pushtetit dhe të kontrollojnë zonat e tregtimit të drogës. Megjithatë, drejtuesit e organizatave kriminale duan t’i zgjidhën gjërat përmes marrëveshjeve dhe me ndërmjetësim sesa me luftë.

Si është e organizuar mafia e Foggias?

Ka egërsinë e “Cosa Nostra”-s së Riinës; familjaritetin dhe bashkësinë e ‘Ndranghetës; organizimin në grupe autonome të Kamorrës. Janë katër grupe të organizuara kriminale, përkatësisht Foggia, mafia Cerignola, mafia Gargano dhe mafia Sanseverese. Këto janë grupe që mund të llogariten në mesin e atyre që kanë një veprimtari kriminale të mprehtë dhe të rrezikshme shoqërore. Duke ruajtur segmente të dallueshme, ato kanë rrënjë të përbashkëta dhe, mbi të gjitha, lëvizin në harmoni duke u përpjekur të mos shkelin aty ku nuk duhet dhe ndajnë territoret e tyre përkatëse në përputhje me njëri-tjetrin. Këto grupe zgjerohen duke depërtuar edhe në territore të shëndetshme si Molise, Abruzzo, Marche. Ata gjithashtu kanë kontakte shumë të ngushta me mafien shqiptare dhe nigeriane”.

Cili është raporti i kësaj mafie me organizatat e tjera kriminale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar?

Ata kanë kontakte kriminale me organizatat kryesore mafioze si Cosa Nostra, Camorra (veçanërisht me Casalesi për trafikun dhe deponimin e mbetjeve të rrezikshme) dhe ‘Ndranghetan (për shpërndarje droge dhe punë ilegale). Ata kanë vendosur pakt me njëri-tjetrin që të mos ketë dhunë dhe luftë mes tyre. Gjithashtu në këtë mes është edhe bashkëpunimi me mafiet shqiptare për trafik droge dhe me mafiet nigeriane për prostitucion dhe punësime të paligjshme. Kohët e fundit janë shfaqur edhe marrëdhëniet me mafiet lindore, veçanërisht në trafikun e armëve dhe drogës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular