HomeBota“Do të shpallim planin për heqjen e kufizimeve”- Kryeministri italian paralajmëron lehtësimin...

“Do të shpallim planin për heqjen e kufizimeve”- Kryeministri italian paralajmëron lehtësimin e masave: Në javët në vijim…

Advertismentspot_img

Italia së shpejti do të bëjë të ditur lehtësimin e masave kundër Covid. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Mario Draghi, i cili u shpreh se rastet e variantit Omicron po ngadalësohen.

Italia ka regjistruar më shumë se 147,000 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 11 milionë raste pozitive, nga pandemia e nisur dy vjet më parë.

Shumë kufizime, përfshirë ato në transport dhe restorante, tashmë janë lehtësuar për të vaksinuarit, ndërsa kufizime të ashpra mbeten në fuqi për ata që nuk janë vaksinuar. Ndërkohë, mbajtja e maskës është e detyrueshme vetëm jashtë.

“Në javët në vijim, ne do të vazhdojmë në këtë rrugë të rihapjes. Bazuar në provat shkencore, ne do të shpallim një plan kohor për heqjen e kufizimeve aktuale”, u citua të ketë thënë Draghi nga zyra e tij në një takim kabineti.

Fushata e vaksinimit të qeverisë ka qenë gjerësisht e suksesshme, me më shumë se 80% e njerëzve që kanë marrë dy doza të vaksinës, ndërsa më shumë se 57% kanë marrë një dozë të tretë përforcuese.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular