Partia Demokratike ka reaguar pasi Sali Berisha sot prezantoi kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës.
Në një reagim zyra e shtypit të PD thotë se Sali Berisha dhe kandidatët e tij tashmë janë pjesë e LSI dhe se nuk kanë lidhje me Partinë Demokratike.
Sipas PD, Berisha është duke manipuluar demokratët, duke theksuar se çdo votë për atë e quan “Shtëpia e Ilirt” është votë për Ramën.
“Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD.
Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama.
Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.
Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgje me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.
Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013.
Sot po bën të njëjtën gjë. Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!”, mbyll reagimin PD.