HomeKryesoreBasha pritet në Romë nga ministri i Jashtëm i Vatikanit: Mirënjohje për...

Basha pritet në Romë nga ministri i Jashtëm i Vatikanit: Mirënjohje për rolin dhe kontributin në momente vendimtare për shqiptarët

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një vizitë në Romë, ku është pritur nga Ministri i Jashtëm i Vatikanit, Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher. Basha i ka shprehur Mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e Vatikanit në momente vendimtare për shqiptarët.

Në një postim në Facebook, Basha ka theksuar se me ministrin e Jashtëm kanë diskutuar për sfidat me të cilat po përballet Shqipëria, nga situata e vështirë ekonomike tek korrupsioni. Sipas Bashës, të dhënat e fundit tregojnë se është thelluar pabarazia dhe shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë zhytur në varfëri.

Po ashtu Basha ka shprehur vullnetin e tij dhe të PD për të bërë gjithçka në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin dhe mirëqenien për qytetarët tanë.

“Kënaqësi dhe privilegj të pritesha në Romë në Shtetin e Vatikanit, nga ministri i Jashtëm, Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher. Mirënjohje për rolin dhe kontributin që Vatikani ka luajtur në momente vendimtare për shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë.  

Diskutuam për sfidat me të cilat po përballet Shqipëria, nga situata e vështirë ekonomike tek korrupsioni që jua bën më të vështirë jetën shqiptarëve. Të dhënat e fundit tregojnë se është thelluar pabarazia dhe shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë zhytur në varfëri.

Shpreha vullnetin tim dhe të PD për të bërë gjithçka në luftën kundër korrupsionit, një betejë jo e lehtë, por rruga e vetme për të kthyer shpresën,  zhvillimin dhe mirëqenien për qytetarët tanë.

Një vend të rëndësishëm në këtë takim zuri dhe Kosova dhe zhvillimet në rajon. Sot po bëhet gjithnjë dhe më e domosdoshme përmbyllja e marrëveshjes me njohje reciproke, për ti mbyllur rrugë çdo mundësie për destabilizim në rajon. Për këtë kam kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e Vatikanit. Duke e falenderuar shkelqësine e tij për mikpritjen, e ftova dhe shpreha urimin për ta mirëpritur në një kohë të përshtatshme në Shqipëri”, shkruan Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular