HomeKronikeSherri për një vajzë shkak i përplasjes me armë zjarri, kush janë...

Sherri për një vajzë shkak i përplasjes me armë zjarri, kush janë dy personat e shpallur në kërkim

spot_img

Sherri për një vajzë duket se ka qenë konflikti me disa personash, që përfundoi me plagosjen me armë zjarri të dy prej tyre.

Mësohet se nga ngjarja mbetën të plagosur shtetasit Gentian Diva, 40 vjeç, banues në Fushë-Mamurras dhe Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës.

Policia arrestoi pas ngjarjes 19-vjeçarin Andi Diva, nipi i një prej të plagosurve, ndërsa në banesën e tij u gjet dhe një armë.

Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se autorët e dyshuar të plagosjes të shpallur në kërkim nga policia janë Kastriot Lleshaj dhe Armando Lleshaj, kushërinj me njëri-tjetrin.

Po si nisi sherri? Fillimisht ata kanë debatuar me njeri-tjetrin dhe kur Gentian Diva me nipin e tij Andin dhe 39-vjeçarin Skonja po largoheshin me makinë, kushërinjtë Kastriot dhe Armando Lleshaj kanë qëlluar me armë duke plagosur dy prej tyre. Të dy ata janë shpallur në kërkim nga policia.

Por përgjigje me zjarr ka pasur dhe nga pala e dëmtuar, ndërsa 19-vjeçari Andi Diva është kapur në flagrancë me armë nga policia. Arma e përdorur prej autorëve të dyshuar nuk është gjetur nga policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular