Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka denoncuar draft-kontratën konçensionare të Inceneratorit të Elbasanit, e firmosur nga ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka.
Sipas tij, kontrata e miratuar në Këshillin e Ministrave, është pa logon e shtetit dhe si draft-kontratë pa vulën e Ministrisë.
Gjatë punës së komisionit hetimor, ka dëshmuar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.
Në nisje të dëshmisë, ai u pyet nga kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, se cili është akti i miratuar në Këshillin e Ministrave për financimin paraprak të projektit për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.
Agaçi iu shmang pyetjes dhe në përgjigjen e tij u shpreh se në pozicionin që ai mban, nuk ka asnjë kompetencë në ligjin për koncesionet dhe PPP-të.


