Shefi i Shërbimit Informativ dridhet para Putin, pranon shumë më tepër se pavarësia e separatistëve. Këto janë pamjet që po bëjnë xhiron e botës, kur Sergej Naryshkin raporton përpara Putin në lidhje me situatën në Ukrainë
Ndërkohë që Putin nuk ka ngurruar që të tallet me shefin e shërbimit sekret ku i ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse e njeh apo jo pavarësinë e dy krahinave autonome
Më poshtë biseda mes tij dhe presidentit rus Putin
Putin: Po propozon që të fillojë procesi i negociimit?
Shefi i Shërbimit Inteligjent: Jo, unë…
Putin: Apo njohjen e sovranitetit të republikave?
Shefi i Shërbimit Inteligjent: Unë, unë…
Putin: Thuaje tamam!
Shefi i Shërbimit Inteligjent: Do të mbështes propozimin për njohjen …
Putin: A do ta mbështesësh apo e mbështet? Fol drejt Sergej Narishkin
Shefi i Shërbimit Inteligjent: E mbështes propozimin për…
Putin: Thjesht thuaje, po apo jo!
Shefi i Shërbimit Inteligjent: Pra po them se e mbështes propozimin për të pranuar popujt e republikave të Donetskut dhe Luhanskut në Federatën Ruse…
Putin: (qesh)Nuk po flasim për këtë, nuk po e diskutojmë këtë. Po flasim për të njohur apo jo pavarësinë e tyre.
Shefi i Shërbimit Inteligjent: Po, e pranoj propozimin për të njohur pavarësinë
Putin: Bukur! Ulu tani! Faleminderit!