Kryetari i PD Lulzim Basha do të jetë sot në Peshkopi në orën 11:00 ku do të prezantoj para dibranëve në Bulevardin “Elez Isufi” kandidatin për Bashkinë Luan Haka.
Njoftimi për qytetarët jepet nga dega e PD por dhe kandidati.
Në statusin e tij z.Haka shkruan: “Të nderuar demokratë, anëtarë të seksioneve, mbështetës të PD, qytetarë të Peshkopisë dhe banorëve të njësive vendore, ju ftoj me shumë dashamirësi dhe respekt, të merrni pjesë në takimin prezantues të kandidaturës sime për zgjedhjet e 6 Marsit. Na nderon me pjesëmarrjen e tij, kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha”.
Burime nga Peshkopia konfirmojnë për startnews.al që interesi për këtë takim preznatues të z.Basha është i madh dhe së pjesmarrja qytetare do të jëtë shumë e mirë. Sic dinë dibranët Lulzim Bashës sot do ti rezervojnë një pritje madhështore.