HomeBotaNdizet konflikti/ Rajonet e vetëshpallura të pavarura i kërkojnë ndihmë Putinit: Na...

Ndizet konflikti/ Rajonet e vetëshpallura të pavarura i kërkojnë ndihmë Putinit: Na ndihmo, Ukraina po sulmon shkollat dhe spitalet

spot_img

Dy rajonet e vetëshpallur republika të pavarura brenda Ukrainës dhe të njohura nga Vladimir Putin i kanë kërkuar ndihmë këtij të fundit pasi drejtuesit e tyre pretendojnë se ushtria ukrainase është duke i sulmuar në spitale e në shkolla. Sipas liderëve të rajoneve Donetsk and Luhansk Keivi nuk do që t’i japë fund luftës.

Por sipas BBC-së, të gjitha provat e ditëve të fundit tregojnë se separatistët e mbështetur nga Rusia janë ata që janë përgjegjës për përshkallëzimin e fundit, jo Ukraina. Apeli i mbrëmjes së sotme ndaj Kremlinit duket të jetë lëvizja e fundit e planifikuara e Moskës për të shtrirë konfliktin me Ukrainën.

Ditën e hënë, Putini dërgoi trupat ruse në Ukrainën Lindore në atë që ai e cilësoi si trupa “paqeruajtës” për të mbrojtur dy zonat separatiste – të cilat ai sapo i kishte njohur si të pavarura. Deri më tani, ka pasur pak ose aspak shenja të kalimit të kufirit nga trupa ruse. Por kjo gjë tani mund të ndryshojë dhe ky është një tjetër moment i rrezikshëm për Ukrainën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular