Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës ka dhënë detaje nga rrëzimi i avionit rus në kryeqytet, Kiev.
Anton Herashchenko deklaroi se avioni u rrëzua pranë një shtëpie në rrugën 7a Koshytsia. Pas disa shpërthimeve që u dëgjuan në Kiev, raportohet se ra edhe avioni rus.
BBC shkruan se një bazë ushtarake në Brovary, një qytet afër Kievit, u godit nga raketat ruse, duke lënë gjashtë persona të vdekur. Kanali i lajmeve TelekanalNTA ka postuar një foto të një zjarri dhe tymi që shihet në qiell në atë zonë.