Pavarësisht rezistencës ukrainase, forcat ushtarake ruse duket se po i afrohen arritjes së qëllimit për të marrë në dorë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
Sipas një video të shpërndarë para pak minuatsh nga media britanike BBC, tanket ruse janë filmuar teksa kalojnë në Obolon, një zonë veriore e qytetit të Kievit, vetëm 9 kilometra larg qendrës, ku është parlamenti dhe pallati presidencial, ku po qëndron aktualisht Presidenti Volodymyr Zelensky.