Lufta per demokracine ne Shqiperi nuk eshte e lehte, se ka forca qe e pengojne.
Mesazh nga Parid Turdiu:
“Fejsbuku ka filluar te me bllokoje mua, cdo 3-4 dit, nga 1 muaj. E hulumtova, procesi eshte ky: Fejsbuku ka mijera mbikqyres vendas ne te 4 anet e botes. Ata shqyrtojne shkrimet ne gjuhet lokale. Eshte e qarte qe mbikqyresit shqiptare jane te politizuar – patronazhiste.
Eshte agjenture. Sapo hapet nje vend pune i tille, sulen te aplikojne patronazhistet, pastaj marrin njeri tjetrin.
Une besoj ne demokracine liberale, flas ne menyre te moderuar dhe shkruaj brenda kritereve. Me bllokojne per te me merzitur, qe te largohem nga aktivizmi social.
Tendenca e patronazhisteve shqiptare te Fejbsbukut duket qarte ne sharjet e banalitetet qe lejojne ne njeren ane dhe bllokimet qe bejne ne anen tjeter.
Jam jashtezakonisht i zene dhe nuk kam kohe te merrem. Fillimisht durova. Kete rradhe i shkruajta Mark Zuckerbergut dhe 4 ekzekutiveve te tjetre te Facebook (Meta Platforms inc.)
Te shohim nese ka efekt, apo nese i hedhin letrat ne kosh te plerave.
Duhet diversifikuar platforma e komunikimit, duke kaluar ne Twitter, Snapchat, Tiktok, Telegram, etj., por kush ka kohe?! Regjimi mban nje makineri te tere, mijera patronazhiste, me rroge. Ne jemi aktiviste sociale vullnetare.
Une besoj qe ne Shqiperi lufta e klasave duhet deklaruar e mbyllur. Ka ardhur koha te votoje Diaspora dhe te zgjidhen njerez te mire, te sinqerte, patriote, qe besojne ne demokracine dhe shtetin e ligjit, pavaresisht nga origjina politike.”