HomeAktualitetÇfarë ka në plan?! Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë...

Çfarë ka në plan?! Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë që të jenë në gatishmëri!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë ruse që të vendosë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri të veçantë”. Ky është niveli më i lartë i gatishmërisë i Forcës Raketore Strategjike të Rusisë.

Duke folur para zyrtarëve ushtarakë rusë, duke përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, Putin tha se vendet Perëndimore kanë marrë “veprime armiqësore” ndaj Rusisë dhe kanë imponuar “sanksione të paligjshme”. Lajmi raportohet nga BBC.

Kjo lëvizje e Putin është dënuar nga ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

“Do të thotë që Presidenti Putin po vazhdon që ta përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë totalisht të papranueshme dhe duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo në një intervistë për CBS./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular