HomeBota“Erdha si një djalosh dhe po bëhem burrë”, Broja me superlativa për...

“Erdha si një djalosh dhe po bëhem burrë”, Broja me superlativa për Sauthempton: Këtu kanë dalë lojtarë të mëdhenj si…

Advertismentspot_img

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është padyshim një prej njerëzve të momentit te ekipi i Sauthemptonit, i cili po bën shumë mirë me skuadrën dhe ka marrë një dashuri të madhe nga fansat

Në një intervistë për gazetën lokale të Sauthemptonit, “HampshireLive”, Broja ka folur me superlativa për ekipin që ai ndodhet, se si filloi gjithçka dhe se është shumë i lumtur për zgjedhjen që ka bërë.

“Çdo gjë ka kaluar shumë shpejt. Kur e mendon si filloi është çmendur. Gjashtë muaj kanë shkuar shumë shpejt. Kur kam luajtur ndeshjen e parë, thashë ‘uau, po luaj NË Premier Ligë’. Shumë njerëz e kanë ëndërruar këtë qëkur kanë qenë fëmijë”, u shpreh e sulmuesi shqiptar.

Gjithashtu ai shtoi dhe: “Klubi është i njohur se ka prodhuar shumë lojtar të mëdhenj si Van Dajk, Mane, Hojbjerg etj. Është vendi i duhur që duhet për t’u rritur si lojtar. Jam i lumtur si po shkojnë gjërat. Erdha këtu si një djalosh i ri dhe po mësoj shumë dhe po filloj të bëhem burrë. E gjitha falë Sauthemptonit. Ata më kanë ndihmuar shumë në rrugëtimin tim dhe shpresoj që të bëhet akoma më mirë”.

 

Kur u pyet për të ardhmen, Broja tha: “Nuk dua të mendoj për më shumë sepse mund të dëmtojë mentalitetin dhe mendjen time”, përfundoi 20-vjeçari. panoramasport

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular