HomeBotaDita e IV e luftës: Ukrainë-Rusi do të takohen në kufi me...

Dita e IV e luftës: Ukrainë-Rusi do të takohen në kufi me Bjellorusinë! Trupat ukrainase rimarrin kontrollin e Kharkiv

spot_imgspot_img

Prej 4 ditësh vijojnë luftimet në Ukrainë pasi Rusia ndërmori një sulm ushtarak për ta pushtuar.

Përmbledhje:

◾Trupat ukrainase janë nën kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Kharkiv. Më herët, trupat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

◾Presidenti Volodymyr Zelensky refuzoi ofertën e Rusisë për të biseduar në Minsk. Ai ka thënë se Ukraina nuk do të zhvillojë bisedime në një vend nga ku janë lëshuar raketa në drejtim të vendit të tij. Zelensky ka propozuar disa vende të tjera. Megjithatë më vonë ai njoftoi se pas bisedave me Lukashenkon dhe sigurive që ka marrë nga ai, dy delegacionet të takohen në kufi me Bjellorusinë.

◾Sirenat e sulmit nga ajri janë fikur në Kiev. Megjithatë është raportuar për një shpërthim. Banorët e kryeqytetit ukrainas janë duke u strehuar nëpër metro. Deri të hënën Kievi është në shtetrrethim.

◾Një numër i madh njerëzish po arratisen nga Ukraina drejt vendeve fqinje, Polonia dhe Moldavia.

◾Vendet perëndimore kanë thënë se do të heqin disa banka ruse nga rrjeti Swift, duke i shkëputur ato nga sistemi financiar ndërkombëtar.

◾Ata janë zotuar të parandalojnë Bankën Qendrore të Rusisë që t’i shmanget sanksioneve dhe të ndalojnë rusët e pasur të fitojnë “pasaportat e arta”.

◾SHBA-ja, Gjermania dhe Holanda do të dërgojnë më shumë armë në ndihmë të Ukrainës.

Putin kalon në “gatishmëri të veçantë” forcën strategjike bërthamore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë ruse që të vendosë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri të veçantë”. Ky është niveli më i lartë i gatishmërisë i Forcës Raketore Strategjike të Rusisë.

Duke folur para zyrtarëve ushtarakë rusë, duke përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, Putin tha se vendet Perëndimore kanë marrë “veprime armiqësore” ndaj Rusisë dhe kanë imponuar “sanksione të paligjshme”. Lajmi raportohet nga BBC.

Kjo lëvizje e Putin është dënuar nga ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

“Do të thotë që Presidenti Putin po vazhdon që ta përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë totalisht të papranueshme dhe duhet të duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo në një intervistë për CBS.

Zelensky e konfirmon: Bisedimet me Rusinë do të mbahen në kufirin me Bjellorusinë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se do të mbahen negociata mes Kievit dhe Moskës në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Në një deklaratë nga zyra e Zelensky-t thuhet se dy delegacionet do të takohen pa asnjë parakusht. Dakordësia është marrë pas bisedës së Zelensky-t me homologun e tij Alexander Lukashenko.

“Pranuam që delegacioni ukrainas të takohet me atë rus pa asnjë parakusht në kufirin Ukrainë-Bjellorusi në zonën e lumit Pripyat. Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësi se gjatë udhëtimit, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të qëndrojnë në tokë”, thuhet në deklaratë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular