HomeAktualitetShqipëria përfshihet nga reshje bore dhe shiu, Sinoptikanët: Temperaturat pritet të zbresin...

Shqipëria përfshihet nga reshje bore dhe shiu, Sinoptikanët: Temperaturat pritet të zbresin deri në….

Advertismentspot_img

Shqipëria përfshihet nga reshje dëbore dhe shiu. Në juglindje të vendit fundi i shkurtit ka sjellë sërish reshjet e dëborës. Reshjet vijojnë me intensitet të lartë në zonat malore, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve. Akset nacionale janë të hapur, por në disa segmente si Qafe Qarrë, Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë qarkullimi i mjeteve behet vetëm me zinxhirë.

Në Dardhë, bora ka arritur në 30 centimetra dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Si pasojë e motit të keq kanë mbetur pa energji disa fshatra ne Bashkinë e Devollit, Kolonjës, Maliqit dhe Korçës.

Për shkak të reshjeve të dëborës Në Pikën Kufitare të  Kapshticës dhe Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Edhe veriu i vendit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore. Në Bajram Curri, Kukës, Fushë Arrëz në zonat malore rekomandohet përdorim i zinxhirëve.

Sipas sinoptikanëve herë pas here pritet të ketë sërish reshje shiu dhe dëbore, temperaturat pritet të arrijnë në -7 gradë në zonal malore.

Fundi i muajit shkurt dhe fillimi i Marsit pritet të jenë me temperatura më të ulëta se normalja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular