HomeKryesoreBasha: PD nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pronë private!...

Basha: PD nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pronë private! Rruga e vetme të qëndrojmë të fortë përballë regjimit

spot_imgspot_img

Kreu i PD Lulzim Basha, ka deklaruar se Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pronë private

Ai gjithashtu shtoi se PD është rruga e vetme për të shkuar drejt të ardhmes dhe se qëllimi kryeso është të qëndrojë e fortë përballë regjimit.

Pjesë nga fjala e kryedemokratiti Lulzim Basha:

A ka zgjidhje tjetër për te zgjedh te ardhmen, për te ecur përpara sesa për te lejuar brezin e ri t’i marre këto përgjegjësi?! Sigurisht përvoja e me te mirit, edhe ne nivel grup seksioni dhe ne nivelin e seksionit. Për ti mbledh te dyja, edhe brezi i ri, përgjegjësitë për te rrah zonën, për te takuar banoret, për te mbajtur afër demokratet, anëtarët e PD, për te mbajtur afër votuesit e PD, për te trokitur edhe tek dera e socialistëve te pakënaqur dhe për ti sjelle brenda. A mund te bëhet kjo pa pasur afër babain apo xhaxhain, apo demokratin që e di historikun e 5, 10,15, 20 viteve te asaj zone se ku janë anët pozitive dhe negative, cili duhet e shkoje ne fillim dhe cili është faktori qe e avantazhin ose jo. Ndaj kjo ndërthurje midis përvojës me te mire te atyre qe kane themeluar këtë familje politike dhe kanë qëndruar edhe ne kohet me te vështira, me brezin e ri janë edhe mënyra për te ecur përpara. E rëndësishme qe gjithçka është brenda familjes. Ndryshe sa nga pretendojnë një grusht njerëzish qe e kane vjel e mjel deri ne fund pushtetin, qe ia kane marre mushtin deri ne piken e fundit dhe pastaj janë përpjekur ta hedhin si bërsi strukturën e PD dhe sakrificën e tyre. Ndryshe nga një grusht njerëzish qe e kane pare gjithmonë partinë  si çifligun e tyre, si një mundësi dhe mjet përfitimi. Tani këtu ndodhet shumica dërrmuese e demokratëve qe PD e shohin për atë qe ka lind, për atë qe është e për atë qe do te jete gjithmonë: Shpresa e shqiptarëve, instrumenti ne duart e shqiptarëve për te përmirësuar jetën e tyre. Qe do te thotë ne kontekstin aktual politik, instrumenti i shqiptarëve për te sjelle një ore e me parë ndryshimin.

 

 

E në këtë pike te betejës dy gjëra kane rëndësi. Qartësia që vjen nga te menduarit qartë dhe vendosmëria. Kur ke përpara faktet, te vërtetat, kur i ke te qarta argumentet, mjafton te vendosesh mendjen ne pune. Ndaj një pjesë e atyre qe nuk i  takojnë asaj kategorie qe i shtrydhin deri në pikën e fundit mushtin dhe donte ta hidhte PD dhe strukturat e PD, si bërsi tutje. Dhe qe edhe ne kohen e opozitës kane vazhduar pareshtur përfitimet, ne bashkëpunim me pushtetin aktual, ata apo një pjese tjetër qe nuk ka arritur dot te mendoje me mend por është tradhtuar nga ngjarjet është detyra jone dite pas dite, jave pas jave tu qëndrojmë afër dhe tu bëjmë te kuptojmë qe për PD nuk ka rruge tjetër, qe te qëndrojë e forte, e madhe dhe alternativa qeverisëse e vendit qe te mund te zgjedhe te ardhmen. Dhe te ardhmen mund ta zgjedhe vetëm duke ecur përpara dhe jo duke shkuar mbrapa. Kështu ju themi gjithë shqiptareve  qe ka shpresë për këtë vend, se edhe ne ’89-en, ndërkohë qe komunizmi binte gjithandej, thonim “ky vend nuk ka për te  ndryshuar”, “ne jemi ndryshe”, “ku te lejnë këta?”. Por ja qe ndryshuam. Ndryshuam për shkak te kurajës qe e lindi pluralizmin, kurajën e studentëve  te Dhjetorit, kurajës se PD. E kam thënë gjithmonë. Nuk ka nevoje ta themi vetëm për 8 Dhjetor apo 11 Dhjetor. Të treja nuk janë rastësisht bashkë. Edhe Lëvizja e Dhjetorit, edhe Pluralizmi, edhe PD te lidhura ne mënyre te pashmangshme me njëra tjetrën. Por ishin te pamjaftueshme për ta sjelle ndryshimin pa pasur ne krah ata qe kishim ne krah ne Marsit 1992. Është kështu apo jo?! SHBA, Aleatët perëndimore. Edhe ne kishim zgjedhje ne ’91-in. Kishin edhe hungarezët, edhe polakët, edhe çekët. Por ne ishim i vetmi vend ku komunizmi ia doli te triumfonte ne zgjedhjet e para pluraliste ne  zgjedhjet e 31 Marsit 1991. Është kështu apo jo?! Po ju drejtohem ju themeluesve.

U desh që ne krahun tone te vinin aleatet.

Sa kollaj është te harrojmë Xhejms Baker ne qershor ne ’91! Rajersonin ne krahun tone ne zgjedhje. Se kane  bere ne asnjë vend tjetër. U desh ta bënin këtu. Po sepse ne radhe te parë kemi një marrëdhënie te veçantë me ta. Se po te mos kishin qene ata, as  Shqipëri nuk do kishim pas. Do kishim perfundu me keq se kurdët.

Ashtu siç nuk kishte për te pasur Republike te Kosovës. Ashtu sikurse nuk kishte për te pasur Shqipëri anëtare te NATO-s. E pra, ne jemi një parti ku ka nga të gjitha kategoritë dhe shtresat e shqiptarëve patriot, që nga të përndjekurit dhe pronarët, që janë palca antikomuniste e partisë, kulakët siç I thoshin komunistët dikur, e deri tek ish-anëtarë të PPSH, të cilët u larguan dhe denoncuan Partinë e Punës dhe thanë: ne do të bashkohemi me këtë forcë. Ne përfaqësojmë fermerët de sipërmarrësit.

Aspiratat e studentëve dhe elitën e mendjes dhe të shpirtit të shqiptarëve. Po ka disa çështje për të cilat bëjmë debat. Hajde bëjmë debat.

Por për çështje identitare ne jemi të bashkuar. Për qëndrimin ndaj komunizmit nuk mund të ketë dy qëndrime në Partinë Demokratike. Njësoj edhe për qëndrimin euroatlantik, nuk mund të ketë dy qëndrime.

Ndaj për ta mbyllur, jemi në një moment vendimtar, dhe momentet vendimtare, vijnë edhe me dhimbje edhe me vështirësi, nuk janë të lehta. Dhe kjo betejë e provoi që nuk është një betejë e lehtë. Nuk është e para. Kemi kaluar vështirësi të mëdha. Shumë prej jush e mbani mend, një nga krizat më të mëdha që kemi kaluar para kësaj, ka qenë ajo e vitit 1997. Por për sa kohë e ruajmë vendosmërinë, qartësinë, por ama edhe vlerën elementare të kësaj partie, ku demokratët janë të gjithë anëtarë të barabartë të kësaj partie. Askush si mbivendoset askujt.

Përgjegjësitë janë të ndryshme. Po. Kryetari që zgjidhni me një anëtar një votë ka disa përgjegjësi dhe po si mbajti ato përgjegjësi, s’po bën detyrën. Po as kryetari dhe askush tjetër nuk mund ti mbivendosët dinjitetit të askujt prej jush. As duke sharë, as duke i fyer, as duke i shpifur, sepse nuk i pëlqen mendimi ndryshe që ka. Nuk ka të tillë, pse? Sepse  Partia Demokratike nuk është pronë e askujt dhe nuk duhet të jetë pronë e askujt. Sepse ndoshta ka pasur momente, ndoshta edhe në këtë zonë që  është dukur si pronë e dikujt. Jo. Ne e duam pronën private, ne e mbrojmë pronën private, ne nuk kemi bërë mjaftueshëm për pronën private, nuk kemi bërë mjaftueshëm për pronarët që prona të shkojë tek I zoti, që haka të shkojë tek I zoti, por Partia Demokratike nuk është pronë private dhe nuk do të jetë kurrë pronë private. Është pasuri e demokratëve, është pasuri e të gjithë shqiptarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular