Në Tiranë shumë qytetarë kanë dalë në protestë para ambasadës rusë, duke kundërshtuar luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës.
Më pankarta në duar dhe me flamujt e Ukrainës ata kanë bërë thirrje për paqe.
Disa nga pankartat që mbanin në duar qytetarët ishin “Putin si Hitler” dhe “Duam paqe dhe jo luftë”.
Në krye të protestës qëndronte ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shkurov.