Kampioni i botës në boks, Oleksandër Usyk është bashkuar me forcat ushtarake ukrainase në luftën për të mbrojtur shtetin e tij nga pushtimi i Rusisë
Me anë të një fotoje të postuar, Usyk shihet i veshur si një ushtar dhe me armë në dorë, gati për të mbrojtur vendin e tij.
Kujtojmë se ukrainasi nuk mundi dot të ndeshej me rivalin e tij, Antoni Xhoshua për shkak të sulmeve që filluan nga forcat ruse drejt shtetit të tij.