Bashkimi Europian vendosi këtë të hënë një sërë sanksionesh për disa prej njerëzve më të fuqishëm e më të pasur të Rusisë.
Këtë të hënë, BE publikoi një listë prej 26 emrash, të cilët do të sanksionohen.
Lista përfshin:
Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov
Alexander Ponomarenko , kryetar i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë
Igor Sechin , CEO i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft
Nikolay Tokarev , CEO i Transneft, kompania më e madhe në botë e tubacioneve të naftës
Disa prezantues dhe gazetarë të televizionit shtetëror rus
BE do të sanksionojë gjithashtu Kompaninë e Industrisë së Sigurimit të Gazit në Moskë, e cila thuhet se ka ndihmuar aneksimin e Krimesë në 2014.