HomePolitikeZgjedhjet vendore/ PD: Moldavja e Metës kërkon vota në Shkodër! Qytetarët do...

Zgjedhjet vendore/ PD: Moldavja e Metës kërkon vota në Shkodër! Qytetarët do vendosin nëse do e lënë bashkinë në administrim të Tom Doshit, ose të refuzojnë non-gratat

spot_img

Partia Demokratike ka reaguar për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, teksa ka sulmuar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” si dhe kreun e PSD-së Tom Doshin për “betejën” në Bashkinë e Shkodrës.

PD me anë të një postimi në Facebook shkruan se në 6 mars shqiptarët do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të Tom Doshit apo do të refuzojnë non-gratat.

Sipas demokratëve, kush zgjedh partinë e Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën.

Gjithashtu Partia Demokratike ka thotë se sot “moldavja” (Jozefina Topalli) e Ilir Metës kërkon vota në Shkodër për partinë e tij.

Postimi i PD-së:

Sot kërkon vota e demokratëve për partinë e tij, por Metën e quan mafie. Demokratët dhe shkodranët nuk gënjehen nga mashtrimet e mafias, apo non grateve që duan ta përdorin Shkodrën për hallet e tyre.

Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat. Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, mafias siç e quan zonja që sot urren PD.

Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e non gratave apo birin e tyre Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave!

Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës, mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular