Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar një listë të shteteve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
Media amerikane The Spectator Index, me anë të një postimi në Twitter shkruan se Putin ka kërkuar listën e kompanive dhe qytetarëve rusë që janë sanksionuar.
“Putin ka kërkuar nga qeveria e tij që të përgatisin një listë me shtetet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, kompanive dhe shtetasve rusë” – shkruan në postimin e saj The Spectator Index.
Kujtojmë që dhe Shqipëria është mes vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.







