HomeBotaMariupoli në prag të katastrofës humanitare, zyrtari ukrainas: Nuk ka energji elektrike,...

Mariupoli në prag të katastrofës humanitare, zyrtari ukrainas: Nuk ka energji elektrike, as ujë!

Advertismentspot_img

Situata në rajonin e Sumyt dhe në qytetin e Mariupolpt, është “në prag të një katastrofe humanitare”, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për kanalin televiziv “Ukraina-24” të dielën në mëngjes.

Aktualisht, nuk ka furnizim me energji elektrike ose ujë në dy qytete në rajonin verior të Sumyt, tha këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko.

Megjithatë, ai shtoi se nata e së shtunës ka qenë “relativisht e qetë”.

Gjatë së shtunës, Ukraina dhe Rusia u pajtuan për një armëpushim që synonte largimin e civilëve të iknin nga Mariupoli, por ky armëpushim zgjati më pak se 30 minuta para se të rifillonin granatimet nga forcat ruse.

Sipas raportimeve të mediave në Ukrainë, korridori humanitar mund të rihapet sërish të dielën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular