HomeKryesoreFOTO/Në Vorë nuk u pranuan komisionerët e PD nga Tirana, por në...

FOTO/Në Vorë nuk u pranuan komisionerët e PD nga Tirana, por në Durrës PS merr Sekretaren e Këshillit Bashkiak të Shijakut

spot_img

Një nga problematikat e vërejtura sot në zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki të vendit ishte edhe ajo e mosregjistrimit të komisionerëve të PD në Vorë, për shkak se ata nuk ishin banues të kësaj zone dhe nuk u pranuan nga Tirana.

Por nga ana tjetër, ky standard nuk është zbatuar në Durrës, pasi Partia Socialiste një komisionere e ka marrë nga Shijaku. Bëhet fjalë për Kozeta Doda, e cila është sekretare e Këshillit Bashkiak të Shijakut. Ajo është shfaqur edhe në krah të ambasadores amerikane Yuri Kim, ku kanë pozuar edhe në një foto. PANORAMA

Më herët PD ka publikuar disa dokumente për përjashtimin e disa komisionerëve demokratë nga qendrat e votimit në bashkinë e Vorës.

Sipas PD-së, e njëjta gjë ndodhi edhe në zgjedhjet e 25 prillit, ku akuzojnë deputetin Flamur Noka i cili trafikonte vota për llogari të djalit të Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular