Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës, pasi është kallëzuar se ka goditur me sende të forta një komisioner të një qendre votimi gjatë procesit zgjedhor.
Policia njofton se në kërkim është shtetasi me iniciale K.F. 40 vjeç banues në njësinë administrative Melan në Dibër.
Ka qenë 56-vjeçari me iniciale Q.S., sekretar i komisionit të QV nr. 1132 që ka bërë kallëzimin në polici.
Sipas tij, 40-vjeçari i shpallur në kërkim e ka goditur me sende të forta jashtë ambienteve të qendrës së votimit.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.
Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.