HomeKryesoreDorëheqja e mistershme e Agron Gjekmarkajt, dyshimet pse qëndroi si deputet i...

Dorëheqja e mistershme e Agron Gjekmarkajt, dyshimet pse qëndroi si deputet i thjeshtë! Disa nga skenarët

spot_img

Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit u shoqërua me largimin e parë të nënkryetarëve të Partisë Demokratike, deputetin e Lezhës, Agron Gjekmarkaj.

Vetëm dy muaj më parë Agron Gjekmarkaj u katapultua në kupolën drejtuese të PD-së, duke marrë funksionin e nënkryetarit të PD-së dhe të nënkryetarit të Parlamentit.

Kjo rritje në detyrë e Agron Gjekmarkajt erdhi pas largimit të Alfred Rrushajt dhe zëvendësimin e tij nga Enkelejd Alibeaj në postin e kryetarit të Grupit të PD-së. Në 15 janar të këtij viti, GJekmarkaj mori funksionet e lëna vakante nga Alibeaj, përkatësisht numrin dy të PD dhe postin e nënkryetarit të Parlamentit.

Ndërkohë më herët, Gjemarkaj më herët mori dhe postin e kryetarit të Komisionit të Medias, pas dorëheqjes së drejtuesit politik të Lezhës, Mark Marku.

Por Mark Marku, ndryshe nga Agron Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga çdo funksion, madje la dhe mandatin e deputetit.

Por gjatë mbledhjes së sotme,  Agron Gjekmarkaj ka folur për një situatë të “keqe brenda Partisë Demokratike, teksa ka shtuar se “PD rrezikon të shuhet”.

Ai pasi ka dorëzuar dorëheqjen, ka thënë se “do qëndrojë në Parlament si deputeti i thjeshtë”.

Dorëheqja e Gjekmarkajt nga postet partiake, por jo nga mandati i deputetit ngre një sërë pikëpyetjesh, për faktin se perse deputeti i Lezhës nuk ndoqi rrugën e Mark Markut duke dalë  nga ‘loja politike” aktive.

Burime pranë PD bënë me dije se “dorëheqja e Gjemarkajt mund behet për show personal, ndërsa akti i dorëheqjes nuk ka vlerë nëse nuk bëhet i plotë, ç’ka tregon se është i pasinqertë”.

Po të njëjtat burime theksuan se “qëndrimi i Gjekmarkajt mund të jete një lëvizje që i rezervon ndoshta atij mundësinë që duke qenë në Parlament deri në 2025 të vijoje karrierën politike përmes ndonjë lëvizje tjetër politike parlamentare”. panorama.com.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular