Ish-kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj u pyet nga gazetarët nëse do ta mbante fjalën e dhënë pak kohë më parë, ku thoshte se nëse PD humb Shkodrën, ai do të largohej nga politika.
Kapllanaj u shpreh për gazetarët se ka qenë një deklaratë e nxituar, duke theksuar se PD nuk e humbi Shkodrën, por ate e morren Berisha, Rama dhe Tom Doshi.
Pyetje: Keni humbur zgjedhjet jeni forcë e tretë?
Agron Kapllanaj: Kush tha?
Pyetje: Rezultati i zgjedhjeve, edhe juve mendoni se nuk keni humbur asnjë betejë?
Agron Kapllanaj: Unë personalisht?
Pyetje: Po, Partia Demokratike
Agron Kapllanaj: PD ka humbur shumë beteja që nga 1990 e deri më sot
Pyetje: Keni humbur Shkodrën dhe keni deklaruar se nëse e humbni Shkodrën do ta largoheni nga p[politika? Do e mbani fjalën
Agron Kapllanaj: Ka qenë deklaratë e nxituar, por në Shkodrën nuk e kemi humbur, por Shkodrën e ka fituar Sali Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi







