HomeKryesore“Demokratët do të marrin në dorë fatin e tyre”, Basha: 6 marsi,...

“Demokratët do të marrin në dorë fatin e tyre”, Basha: 6 marsi, mësim i madh dhe domosdoshmëri për të qenë të bashkuar

spot_img

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se demokratët do të marrin në dorë fatin e tyre, ndërsa shtoi se zgjedhjet e 6 marsit ishin mësim i madh dhe domosdoshmëri për të qenë të bashkuar.

Lideri demokrat tha se është i gatshëm që PD të jetë e fortë dhe e bashkuar.

“Pra, jemi në një proces reflektimi të brendshëm, disa prej tyre kanë kërkuar edhe analizë specifike për 6 bashkitë. Ju siguroj që demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre, Partia Demokratike do të dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar. Ky është synimi dhe në funksion të saj që padiskutim që detyra dhe përgjegjësia e parë është e imja dhe unë jam i gatshëm të ndërmarr çdo hap që Partia Demokratike të jetë e fortë, e bashkuar dhe të dali nga 6 marsi, nga humbja e 6 marsit të mos humbi mësimin e madh të 6 marsit që është domosdoshmëria për të qenë sa më të fortë dhe sa më të bashkuar përballë këtij regjimi.

Sot po diskutohet për Komisionin e Inceneratorëve, shpresoj t’i japin një vëmendje se është bërë gjithë ajo punë dhe e meriton, Partia Demokratike, anëtarët tanë të komisionit, qytetarët e meritojnë transparencën në Komisionin e Inceneratorëve. Ndërkohë po bëhet nami me naftën dhe i pari i qeverisë ia ka mbathur për në Dubai. Të merremi me këto. Procesi i reflektimit nisi dhe do të vazhdojë.”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular