Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se rritja e çmimit të naftës është një emergjencë humanitare dhe jo më çështje politike
Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se qeveria duhet të konsiderojë reduktimin ose eleminimin e akcizës së naftës, taksën e qarkullimit dhe TVSH-në.
Basha tha se qeveria do të ketë mbështetjen e opozitës nëse bën një hap të tillë.
“Që nga akciza, taksa e qarkullimit e TVSH-ja. Nuk bëhet fjalë vetëm për automjetet, është gjaku i ekonomisë. Reflektohet në çmimin e ushqimeve të ndryshme. Qeveria nuk ngre gishtin,. Është qeveria që do shqiptarët e varfër. Do që në zgjedhjet e ardhshme, 20 mijë lekshi ti duket 200 mijë lekë. Eleminimi i taksës së shtuar. Konsiderimi i ngrirjes dhe eleminimit të taksave është emergjencë humanitare, jo më çështje politike. Në çdo hap në këtë drejtim që të ndihmonte sadopak, le të kenë më shumë mundësi për të blerë ushqim, nëse e hedhin hapin, do kenë mbështetin tonë. Nuk ka më kohë për të pritur. Është një popull i vjedhur, nuk ka më kohë për të pritur. Unë e di që në sinkron, faktorë të ndryshëm kanë për interes ta përqëndrojnë kamerën në atë çfarë po ndodh brenda familjes tonë. Do ta bëjmë atë duke nxjerrë në pah vlerat njerëzore. Të zvogëlojmë veset njerëzore. Do e bëjmë me një dialog më të hapur me njëri-tjetrin. Nuk do i iki këtij debati. Sot është dita e konkludimit të inceneratorëve” – tha Basha.