Pasditen e të mërkurës çmimi i karburantit ka rënë me 3% në bursë duke shënuar luhatjen e parë pas rritjes stratosferike që pësoi brenda javës.
Mirëpo pas protestës së zhvilluar dje nga qytetarët poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duket se janë dhënë efektet e para. Që dje, fiks pas protestës, çmimi i naftës është ulur me disa lekë, duke zbritur në 245 për litër nga gati 300 që ishte vetëm pak orë para protestës.
Për këtë gjë ka reaguar anetari i kryesisë së PD, Gerti Bogdani.
Statusi i Gert Bogdanit
“Per te gjithe skeptiket qe zgjedhin te rrine ne shtepi dhe ta paguajne naften 2600 Leke / litri!!! PROTESTA KA EFEKT!!!
Nga dje qe ishte 2600 Leke, sot e zbriten me vrap ne 2430 Leke / litri!!! Kur njerezit behen bashke qeveria dhe oligarket e vet reagojne!!!
Mos rri ne shtepi, por dil PROTESTO!” – shkruan Bogdani.