HomeOP EDQeveria që të vjedh dhe të bën për budalla!

Qeveria që të vjedh dhe të bën për budalla!

spot_img
Nga Igli Cara

Prej 3 vitesh, shqiptarët kalojnë nga një vështirësi në tjetrën, duke filluar nga tërmeti që ndodh një herë në dhjetra vite, pandemia që ndodh një herë në qindra vite dhe së fundmi, lufta në Ukrainë shoqëruar me gjithë zhvillimet gjeopolitike, të cilat duket sikur po riformësojnë gjithçka në botën, që jetojmë.
Të gjithë janë në hall!
Njerëzit, bizneset e qeveria, por kjo e fundit ka përgjegjësi për të mbajtur, paratë publike, për t’i menaxhuar më mirë dhe risqe për të ndermarrë.
Ajo duhet t’u lehtësojë qytetarëve vështirësitë dhe të pamundurve të mos i hedhë mbi supe gjithë peshën e krizës e t’i lërë pa bukë, ujë e ngrohje në shtëpi!
Ka zhvillime në tregje, që sigurisht nuk varen e komandohen nga qeveria, por ka dhe kryeministra, që dalin, (pa u ngritur njerëzit në protesta), me planin e masave për të lehtësuar ndikimin e krizës në jetën e përditshme të tyre. Për këtë mjafton të shohësh ç’ka bëjnë fqinjët tanë, si qeveria e Maqedonisë së Veriut apo Kosovës.
Ndërsa, dje krekosej salloneve të Dubait, sot Edi Rama dukej ta kishte humbur qetësinë.
Qytetarët në Tiranë, Durrës e në mbarë Shqipërinë, nga dita e djeshme, po protestojnë për jetën dhe familjet e tyre; po protestojnë kundër arrogancës së kësaj qeverie, që e ka vjedhur dhe e ka rrënuar këtë vend, më keq se kushdo në këto 30 vite; po protestojnë kundër qeverisë ortake me oligarkët, me të cilët e ka “shqyer” Shqipërinë, duke ndarë pasuritë e këtij vendi.
Kriza dhe lufta nuk mund të rëndojnë vetëm mbi qytetarët! Vështirësitë duhen ndarë!
Së pari me qeverinë dhe së dyti me bizneset.
Kjo është detyra e parë e një qeverie dhe kryeministri!
Nafta e shitur sot, nuk është blerë sot!
Këtë e dinë tregtarët e mëdhenj e të vegjël të karburanteve, këtë e di edhe qeveria, përmes gjithë institucioneve të saj.
Rritja e vlerës doganore, sipas bursës sjell edhe rritjen e vlerës së parave që qeveria mbledh.
Ndaj, kështu le të paguajë qytetarët!
Ndërsa, biznesi e qeveria “korrin” më shumë, shqiptarët sipas Ramës duhet të kuptojnë që qeveria nuk merret me çmimet, pasi ato i vendos tregu, ndërsa sipas Belindës e Borës duhet të lëvizin në këmbë!
Miq! Kjo është, jo vetëm të vjedhësh, por edhe t’i bësh qytetarët budallenj!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular