“Studentët sot janë në pikë të hallit. 5 muaj kanë pa dhënë bursat. Turp të kenë. Duan ta bëjnë biletën e urbanit 800 lekë.”

Ndërkohë pjesë e protestës ishte sërish aktori Florian Binaj i cili akuzoi qeverinë se ka nxjerrë spiunët e saj për të vjellë vrer ndaj kësaj proteste.

“Në vend që të reflektojnë nga protesta kanë nxjerrë për të vjellë vrer të gjithë spiunat dhe servilat. I kemi presidentin dhe kryeministrin që mos i pacim. Këtu kemi ardhur për dinjitetin tonë. Kur shikoni gjithë këta njerëz këtu nga cila anë do flesh.”