Nga Dr.Lefter Daku
Shume po spekulohet ne Shqiperi lidhur me efektin e luftes dhe tregjeve nderkombtare te energjise mbi cmimin e naftes dhe artikujve kryesore te shportes ushqimore. Eshte teper zhgenjyese qendrimi i Qeverise dhe i Autoritetit te Konkurences qe gjithcka ia lene tregut, sikur tregu vjen nga nje planet tjeter.
Fillimisht duhet thene qe edhe pse ekonomia shqiptare bazohet, nder te tjera, ne pronen private, tregun e lire dhe konkurencen, kjo ekonomi dhe struktura e saj jane krejt te deformuara. Por kjo eshte nje histori tjeter. Qe te kthehemi te efektet e tregut… jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne ekonomite me te zhvilluara kaiptaliste, Tregu i hapur dhe i lire nuk eshte perfekt. Ka shume raste kur tregu deshton si rregullator dhe percaktues i cmimeve konkuruese permes mekanizmit te kerkeses dhe ofertes. Nje student i ekonomise do te argumentonte se keto deshtime jane te pashmangshme dhe e shoqerojne tregun ne shume lemi te ekonomise, sidomos ne kohe krizash, si kjo qe po kalon shumica e botes. Kur tregu deshton, shteti ka rol per te bere axhustimet e duhura qe te menjanoje deshtimet e tregut dhe ne nje fare menyre te kompensoj konsumatoret qe preken nga spekulatoret dhe deshtime te tregut.
Nje rast flagrant i deshtimeve te tregut qe po ndodh aktualisht ne Shqiperi eshte fenomeni i cmimeve spekuluese (price gauging). Cmimet spekuluese zakonisht ndodhin kur tregtaret i rrisin cmimet pertej nje niveli normal si pasoj e katastrofave natyrore apo te luftes. Shumica e vendeve kapitaliste kane ligje shume te ashpra kunder cmimeve spekuluese dhe qeverite apo shteti nderhyjne jo vetem te parandaloje raste te tilla por edhe te denojne spekuluesit dhe kompensojne konsumatoret e prekur nga keto spekulime. Krejt e kunderta ndodh ne Shqiperi. Sic e prekem me larte, tregu ne Shqiperi nuk eshte as i lire, as i hapur, as kompetitive. Por edhe sikur te ishte nje treg perfekt, roli i shtetit dhe nderhyrja e qeverise per te parandaluar keto cmime speculative dhe per te kompensuar konsumatoret eshte vendimtare. Mirepo sic ndodh rendom ne Shqiperi, edhe me tregun, si me cdo gje tjeter, perdoren lloj-lloje hilesh dhe marifetesh. Eshte teper paradoksale qe tregtaret spekulojn me cmimet, ndersa qeveria spekulon duke u fshehur mbas tregut. Dhe ai qe humbet eshte gjithmone konsumatori.
Per kuriozitet, nje grup tjeter i deshtimit te tregut jane te ashtuquajturit risqet/demtimet morale. Demtimet morale ndodhin kur nje bleres shkon ne treg, blen nje mall dhe malli i blere i del krejt tjeter per tjeter. Shembulli me domethenes i demtimeve morale, ku tregu deshton, eshte te ai vargu i poezise se famshme te Fan Noli per krahinat e Shqiperise qe thote “…ku reren ta shesin per fare.” Ka aq shume rast pra ku tregu deshton dhe eshte Shteti qe luan rolin rregullues. Ndaj dhe problemi nuk eshte te tregu per se, por te tregtaret spekulant dhe te shteti deshtak ose i korruptuar.