HomeBotaVIDEO/ Publikohen pamjet ku pretendohet se forcat ruse kanë rrëmbyer një kryebashkiak...

VIDEO/ Publikohen pamjet ku pretendohet se forcat ruse kanë rrëmbyer një kryebashkiak në Ukrainë

spot_img

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku pretendohet se është momenti kur forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit Melitopol në Ukrainë

Videoja është publikuar nga shume media, përfshirë edhe gazetën opozitare Nexta në Bjellorusi.

Në video pretendohet se Ivan Federov shfaqet duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet.

Sipas BBC, pamjet janë regjistruar në Sheshin e Fitores, pranë Harkut të Çlirimtarëve në qendër të qytetit të Melitopol. Megjithatë, thuhet se nuk mund të verifikohet nëse personi që shfaqet është Federov.

Më herët, këshilltari i Ministrisë së Brendshme Anton Herashchenko tha se Fedorov ishte rrëmbyer në qytet me një qese plastike mbi kokë.

Rusia nuk i ka komentuar ende akuzat, të cilat ministria e jashtme e Ukrainës i ka përshkruar si “krim lufte”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular