HomeKronikeDy vëllezër tentojnë të vrasin një person në Tiranë, detajet e para...

Dy vëllezër tentojnë të vrasin një person në Tiranë, detajet e para nga ngjarja

spot_img

Dy vëllezër ranë në prangat e policisë së Tiranës pasi tentuan të vrasin një person.

Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit A. D., 23 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, vëllezër, banues në Selitë.

“Këta dy shtetas, gjatë një konflikti në rrugën “Prokop Mima”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Selitë”, tha policia.

Mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta dhe ka degraduar deri në përdorimin e armës të ftohtë

Njoftimi nga Policia e Tiranës

Tentuan të vrisnin me mjet prerës një 45-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. D., 23 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, (vëllezër), banues në Selitë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Prokop Mima”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Selitë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular