HomeAktualitetEmri, zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Emri, zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

spot_img

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, duke e ccuar në tetë numrin e anëtarëve të këtij institucioni, nga nëntë që duhet të jetë gjithsej.

Mësohet se anëtari i Gjykatës u zgjodh Sandër Beci, që më parë ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai merr vendin e lënë vaknat nga anetari Fatmir Hoxha

Beci u zgjiodh nga mbledhja e posaccmë e gjyqtarëve me 7 vota pro.

Njoftimi i plotë

Bazuar në nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar) dhe Rregullores “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi, sot, më datë 15 mars 2022, procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Mbledhja e Posacme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi u njoh me listën e kandidatëve të renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim të procesit të votimit, vendosi të shpall fitues me 7 (shtatë) vota pro, kandidatin Sandër Beci.

Rezultati i votimit do t’i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular