HomeKronikeZbardhet dëshmia e vjehrrit që vrau dhëndrin: Kudreti e dhunonte vajzën time,...

Zbardhet dëshmia e vjehrrit që vrau dhëndrin: Kudreti e dhunonte vajzën time, ja si e nxorën nga shtëpia! Kalvari i konflikteve të dhunshme mes dy familjeve

spot_img

NIKOLETA KOVAÇI/ Pak para mesditës së 4 qershorit të një viti më parë, Tirana do të tronditej nga një vrasje. U tha fillimisht që ishte atentat.

Më pas se ishte vrarë një burrë që ishte në seancë divorci. Pamjet tronditëse të një djali rreth të 16-ve që ulërinte duke kërkuar të atin nëpër oborrin e Gjykatës së Tiranës çorientuan Policinë, ndërkohë që për pak çaste me menduan se ishte ai vrasësi. Më pas, kur u sqaruan pak rrethanat, u mor vesh që fëmija ishte djali i viktimës, i cili kishte qenë në afërsi të Gjykatës me kushëririn e tij.

Atë ditë, përveç seancës së divorcit, në Gjykatë shqyrtohej edhe kujdestaria e fëmijëve, të cilët, sipas të dhënave kishin shprehur dëshirën të qëndronin me të atin e tyre. Në këto rrethana dhe pas sherrit të një dite më parë për shkakun e sendeve personale të Dhuratës, së bijës, Mexhit Picari nxjerr armën dhe i merr jetën dhëndrit të tij dhe më pas largohet bashkë me të bijën në drejtim të shtëpisë së tij në Vorë. Policia mori dëshminë e avokatit mbrojtës të viktimës, i cili për fat i mbijetoi atij sulmi me armë, i cili dha emrin e personit që qëlloi mbi ta, në momentin kur punonjësja sociale e Gjykatës kishte mbërritur në tavolinën ku ishte ulur ai me klientin e tij.

DËSHMIA E AUTORIT

Është marrë deklarimi i shtetasit Mexhit Picari që ka deklaruar: Se ka katër fëmijë, konkretisht një djalë dhe tri vajza, të cilët janë të gjithë të martuar. Një ndër fëmijët dhe, konkretisht, vajza, Dhurata, ka qenë martuar me shtetasin Kudret Saliaj dhe kanë tre fëmijë të moshës minorene. Dhurata dhe Kudreti kanë disa muaj që janë në proces divorci për shkak të problemeve pasi Kudreti ishte i dhunshëm dhe disa herë e ka dhunuar dhe unë kame bërë dhe kallëzim, njëkohësisht ishte dhe shumë xheloz. Më datë 03.06.2021, rreth orëve të pasdites më ka telefonuar avokati i vajzës, i cili quhet Lorenc Liçi, për të shkuar të merrnim rrobat e Dhuratës në banesën ku ka jetuar me Kudretin.

Pasi e llogaritëm të shkonim te shtëpia, jemi takuar me avokatin Sajmir pasi vajza kishte dy avokatë dhe më tha se e kishte njoftuar avokati i Kudretit dhe i kishte njoftuar se rrobat e Dhuratës i kishin nxjerrë nga shtëpia pa qenë prezent asnjë nga ne, i kish ngarkuar jashtë ligjit, i kishin vënë në një kamion afër lokal “Freskut” ku prezent ishte avokati i Kudretit. Unë i thashë pse i keni nxjerrë rrobat, pasi ju nuk i njihni rrobat e Dhuratës dhe unë kam pretendime që nuk ishin rrobat e vajzës sime. Pa u ulur në lokal, në rruge i kam thënë avokatit të vajzës, Sajmirit se çfarë keni bërë kështu se unë vajzën e kam me pjesë takuese shtëpie atje, te shtëpia ku ka jetuar me Kudretin.

Avokati më tha se kështu i kanë nxjerrë ata, unë nuk kam se çfarë të bëj. Unë nuk i mora rrobat pasi ishin në kundërshtim me ligjin. Në bisedë e sipër ka ardhur edhe vëllai i Kudretit, i cili quhet Ilia. Tha se këto rroba me thanë t’i sjell dhe nuk di më tepër. Unë i thashë se nuk janë të gjitha rrobat dhe florinjtë që i kam blerë vajzës sime, nëse nuk do vajzën të sjellë të gjitha gjërat që i takojnë. Unë jam larguar pa marrë rrobat dhe nuk e di se çfarë është bërë më. Unë isha me vajzën, Dhuratën, dhe djalin tim, Klementin.

Më datë 04.06.2021, unë kam dalë në Tiranë për të pirë kafe dhe kam shkuar në një lokal në afërsi të Gjykatës, emrin e lokalit nuk e di. Jam ulur në një tavolinë vetëm, ndërkohë kam parë se në lokal erdhi edhe Kudreti. Ai ka kaluar afër meje dhe kur më pa dhe më njohu ka reaguar shumë negativisht ndaj meje, duke më sharë dhe ofenduar. Duke qenë se dhëndri im kishte precedentë penalë, kisha frikë se mbante armë me vete. Sapo e kame parë që po ulej në një tavolinë aty afër meje, nga frika se mos më qëllonte dhe nga mënyra e reagimit të tij të ashpër, nxora pistoletën time që e mbaj për vetëmbrojtje. Në atë moment ishte pa karikator, me shpejtësi i kam vënë karikatorin dhe e kam qëlluar.

Akuza: “I biri s’kishte marrëdhënie të mira me nënën”

Prokuroria ka dokumentuar një sërë dëshmish në lidhje me konfliktet e vazhdueshme mes palëve, konflikte që kishin çuar deri në denoncimet e fëmijëve kundër dajës dhe gjyshit të tyre. Në dëshminë që i ka marrë djalit të çiftit pas vrasjes, Prokuroria thekson faktin se djali ka dëshmuar vetë se nuk kishte marrëdhënie të mira më nënën e vet. Në dosjen që i ka dërguar Gjykatës, thuhet se Enjo Saliaj, djali i viktimës, i cili ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në shkollë, më pas ka dalë dhe ka takuar kushëririn e tij. Më tej kanë shkuar në afërsi të Gjykatës, por është telefonuar nga babai i tij, i cili i ka thënë se ishte edhe pala tjetër dhe të mos shkonte aty se mos konfliktoheshin.

Kështu, ai së bashku me kushëririn është ulur te një lokal. Pas disa momentesh ka dëgjuar sirena policie dhe kushëriri i tij, Kristeli, ka ikur me vrap nga lokali. Më pas është telefonuar nga Kristeli, i cili i ka thënë që të shkonte te Gjykata. Në momentin kur ka shkuar aty ka kontaktuar me një punonjës Policie, i cili e ka shoqëruar në Drejtori të Policisë. Ai po ashtu sqaron se nuk ka pasur marrëdhënie të mira me nënën e tij, Dhurata, e cila e ka dhunuar si atë dhe fëmijët e tjerë, si dhe me gjyshin dhe dajën e tij, Klementin, ku ky i fundit e ka kërcënuar disa herë, ngjarje për të cilat ai i ka denoncuar në Polici.

Vrasja sipas dëshmisë së avokatit të plagosur

Ditën e sotme (4 qershor) Kudreti i ka thënë Adriatikut se ku do takoheshin pasi kujtonte se gjyqi ishte në orën 09:30, por në fakt gjyqi ishte në orën 12:00. Adriatiku dhe Kudreti janë ulur në një tavolinë jashtë lokalit “Trëndafili i Bardhë” dhe Adriatiku ka telefonuar punonjësen e shërbimit social, Anila Trifoni, për t’i dhënë raportin e vlerësimit si provë në Gjykatë. Ndërkohë, e ka marrë Kudreti në telefon dhe i ka thënë se është te bar “Trëndafili i Bardhë”.

Më pas, ka shkuar Kudreti dhe është ulur bashkë me avokatin Adriatikun dhe kanë qenë duke pritur punonjësen sociale, Anilën. Ajo është vonuar disi dhe gjatë kohës që kane qenë duke pritur bashkë me Kudretin në kafe, ai (Kudreti) i ka thënë Adriatikut se kishte parë Mexhitin rrotull, i cili kishte dhe urdhër mbrojtje ndaj tij. Adriatiku i ka thënë si gjithnjë ato me të padrejtën. Gjatë kohës që Adriatiku ka qenë duke biseduar me Kudretin, në anën lindore të lokalit ka parë që po kalonin jashtë lokalit Mexhitin bashkë me Dhuratën, që kanë qenë duke shikuar në drejtim të lokalit dhe i ka ndjekur me sy deri sa janë larguar.

Për këtë gjë ai nuk i ka treguar Kudretit. Adriatiku deklaron se pasi disa minutash ka shkuar në lokal edhe Anila dhe është ulur bashkë me ta. Ajo i ka treguar raportin e vlerësimit që e kishte bërë me katër kopje. Në atë moment, Adriatiku ka qenë duke shfletuar aktin dhe në një moment ai ka shikuar që në një tavolinë tjetër, po brenda lokalit, nga një distancë 8-10 metra, është ulur dhe Mexhiti bashkë me Dhuratën, Adriatiku i ka venë re pasi ka shkuar dhe kamerieri për t’i marrë porosinë, aty Adriatiku ka menduar se edhe Kudreti mund t’i ketë parë duke biseduar me punonjësen sociale.

Adriatiku deklaron se në këtë moment ka parë një siluetë që është afruar te tavolina e tyre dhe ka parë Mexhitin me pistoletë në dorë rreth 3-4 metra larg tavolinës, duke qëlluar me pistoletën të cilën e kishte në dorë në drejtim të tij dhe të Kudretit. Në këtë moment, Adriatiku deklaroi se ka ndjerë një therje në krahun e djathtë dhe menjëherë është munduar të largohet për nga hyrja në krahun perëndimor të lokalit, dhe ka parë që Mexhiti ka qëlluar disa herë në drejtim të Kudretit, i cili është rrëzuar në tokë. Adriatiku është afruar edhe një herë nga tavolina për t’i dhënë ndihmën e parë Kudretit, ka parë që i dilte gjak dhe shkumë nga goja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular