HomeAktualitetÇmimet/ “Bordi, si komisarët bolshevikë”, Fuga: Duhet të ketë ekuilibër! Tregu të...

Çmimet/ “Bordi, si komisarët bolshevikë”, Fuga: Duhet të ketë ekuilibër! Tregu të rregullojë vetveten ose do të rregullohet me autoritarizëm të politikës

spot_img

Akademiku Artan Fuga, në një lidhje me “Skype” foli për zhvillimet e fundit në vend, duke u fokusuar te protestat që kundërshtuan rritjen e çmimeve dhe si edhe vendimet e Bordit të Transparencës.

Gjatë bashkëbisedimit, akademiku Fuga u shpreh se për t’i dhënë përgjigje kësaj situata duhet ekuilibruar konkurrenca, pra të ketë edhe vendosje të mekanizmave të vetërregullimit në ekonomi.

“Duhet të jemi racionalist në analizën e ngjarjeve sociale dhe në këto ngjarje nuk bëhen llogaritë me mesatare. Nëse kemi 10% njerëz që mezi shtyjnë muajin për të përballuar koston e jetesës në momentit që kjo kosto e jetesës…është në zgrip të përballimit. Nëse brenda disa muajsh kjo kosto e jetesës shtohet sigurisht bëhet e papërballueshme. Shoqëria shqiptare është në një gjendje ku protestat janë fenomeni më i natyrshëm…Nëse ka rënë protesta , mbetet për t’u parë të shtunën. Di që janë vendosur disa kërkesa, por nuk përjashtohen mundësitë…Kam thënë që niveli i intelektualve, i studentëve është i tillë që në përgjithësi është në gjendje varfërie, me të cilën kuptoj një varfëri moderne që mund të jetë me telefon, por nëse ka lidhje interneti apo jo kjo është çështje tjetër…Pra nuk është varfëria me njerëz të leckosur, por një varfëria e studentëve është ajo që nuk ka mundësi të blejë libra për të studiuar”, tha ai.

Ulja e pjesëmarrjes në protesta, rezistoi deri në ditën e 7, a ka lidhje kjo edhe me masat që ndërmori qeveria shqiptare?

Fuga: Nuk kam bërë një studim për këtë, por unë dua të them atë që kanë thënë sociologë dhe ekonomistë të mëdhenj, ka dy mënyra për të përmirësuar situatën, e para është që ai të ekuilibrojë konkurrencën. Vendosje të mekanizmave të vetë-rregullimit në ekonomi, nuk ka nevojë as për protesta dhe as për vendimet e kryeministrit për të ulur apo çmimin e naftës. Dhe tjetra është që në treg duhet të ketë ekuilibër…Ka grosistë që kontrollojnë tregun gjithandej dhe tjetra është rezervat që mban shtetit. Nëse nuk bëhet normalizimi i tregut, rregullimi i tregut, por ecet me grumbullimin në disa duar atëherë situatë do jetë kjo, dhe do rregullohet me anë të dhunës, kaosit, protestave dhe metodave autoritare sepse ajo që bën Bordi është metoda autoritare mbi biznesmenët”, tha akademiku Fuga.

I ndalur tek krijimi i Bordit të Transparencës për të menaxhuar rritjen e çmimeve, Fuga theksoi se tregu duhet të rregullojë vetveten dhe se nuk ka nevojë për Komisarë bolshevikë,

“Ose tregu të rregullojë vetveten ose do të rregullohet me autoritarizëm të politikës. Të mos mendojmë se çmimet e perimeve janë normale, jo nuk janë normale sepse janë rritur. Këtu nuk është fjala për Komisarë bolshevikë që rregullojnë linjat e trenit, këto janë një administrim arkaik… Pasi lë qindra njerëz të sëmurën nga një sëmundje ngjitëse mund të evitohej, pasi këta sëmurën unë bllokoj çdo gjë që virusi të iki, ajo është një zgjidhje e pjesshme,. Problemi qëndron tek ai që quhet prodhim kombëtar, mënyra se si rregullohen tregjet tona…Përse qytetari shqiptar në Tiranë të jetë i kapur rob i tre agjencive të autobusave, ose me ato ose s’ka mundësi tjetër”,

Protestat i shërbejnë Putinit?

Fuga: Ajo është për të qeshur. Ne kemi zakon e tërheqim të keqen drejt vetës. Me vjen keq për popullin e Ukrainës është popull martir me atë që po pëson…Por tani lufta është

Sa kohë kishim COVID-19, çfarë do të thonin, ne po luftojmë me jetën dhe këta protestojnë? Ra tërmeti ,- çfarë do thonin , këtu ka rënë tërmet ju kërkoni të zgjidhni probleme? Shkojmë te lufta në Siri, e të na thoni në Siri po bëhet luftë dhe ju kërkoni të mos rritet speci…këto nuk do të mbaronin…Çdo popull ka agjendën e tij lokale , kombëtare, ajo është propagandë.”, tha profesor Fuga.

Në këtë intervistë akademiku Fuga komentoi edhe zhvillimet në PD, duke u shprehur se tashmë janë të ndarë në tre pjesë dhe se janë në pamundësi realizimi.

“Tani janë ndarë në tre, Foltorja, një grup që i qëndron besnik Bashës dhe është grupi i tretë që kërkon të gjejë një zgjidhje. Këtu të tre këta pjesë quhet pjesë në pamundësi realizimi sepse Basha mund të marrë sado të dojë mbështetje nga ata që i quan kryetarë të PD në rrethe, por kur të vijë puna në Kuvend për të votuar një ligj, deputetët do të thonë jo, çfarë do të bëjë ai? Foltorja sado simpatike të jetë është në pamundësi sepse është e pastrukturuar,  dhe tjetra këta deputetë që duan të tërhiqet Basha kanë problemin që nuk kanë partinë dorë, rrezikojnë të ngelen deputetë por pa parti dhe të tre këto pjesë kanë mungesë kohë. Zoti Basha ka një luftë me kohën dhe ai duhet të tregojë që e mobilizon partinë dhe koha e bën që kjo luftë të mos jetë rezistencë ndaja tyre që nuk e duan…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular