HomeAktualitetVIDEO/Tërmeti 7.3 ballë në Japoni dhe alarm për tsunami, 2 mln shtëpi...

VIDEO/Tërmeti 7.3 ballë në Japoni dhe alarm për tsunami, 2 mln shtëpi mbesin pa energji elektrike alarm zjarri në Fukushima

spot_img

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë këtë të mërkurë, duke ndërprerë energjinë elektrike për më shumë se 2 milionë shtëpi. Madje sipas raportimeve ka pasur një alarm zjarri në një turbinë në uzinën e bërthamore në Fukushima Daiichi, thanë autoritetet, duke shtuar se ata po monitoronin situatën.

Sakaq, vlen të përmendet se tërmeti ishte ma magnitudë 7.3 ballë të shkallës rihter dhe si rrjedhojë ka shkaktuar dëme të shumta, në supermarkete e banesa. Epiqendra e saj ishte 170 milje larg nga Tokio. Autoritetet thonë se nuk ka anomali në vendin që u shënua një tërmet 11 vite më parë, ku ndërruan jetë 17 mijë njerëz.

Një valë cunami prej 20 centimetrash u regjistrua në Ishinomaki në prefekturën Miyagi gjatë natës, sipas transmetuesit publik NHK, i cili tregoi imazhe të disa dëmeve strukturore në Fukushima.

 

Zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno tha për rastin:
“Thirrjet kanë përmbytur policinë dhe ambulancat në Fukushima dhe Miyagi. Ne po bëjmë çmos për të vlerësuar shkallën e dëmit”.
Matsuno tha se një grup pune emergjente qeveritare ishte ngritur dhe paralajmëroi banorët për pasgoditje të mundshme të forta gjatë javës së ardhshme.

Ai shtoi:
“Pasgoditjet e mëdha ndodhin shpesh disa ditë pas tërmetit të parë, kështu që ju lutemi qëndroni larg çdo godine të shembur… dhe vende të tjera me rrezik të lartë”.

Të paktën dy milionë familje mbetën pa energji në rajonin qendror Kanto, duke përfshirë 700,000 në Tokio dhe 156,000 në rajonin verilindor, tha ofruesi i energjisë elektrike TEPCO.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular