Në Qendrën e Shfaqjeve dhe Kongreseve në Doha të Katarit ka nisur hedhja e shortit e 32 kombëtareve finaliste të Botërorit 2022, teksa do të pozicionohen në 8 grupe.
Si funksionon? – Skuadrat e kualifikuara (29, pasi 3 ende nuk janë mësuar) janë vendosur në 4 vazo, të gjitha të përcaktuara në bazë të renditjes së fundit të FIFA-s publikuar ditën e djeshme. Vendit organizator, Katarit, i bashkohet në Vazon 1, Brazili, Belgjika, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja dhe Portugalia.
Për herë të parë në histori shorti do të hidhet pa u njohur të gjitha skuadrat finaliste. Pritet të luhen 3 “play off”-et, një në Europë, me Skocinë që do të luajë kundër Ukrainës dhe dy “play off”-et ndërkontinentale me tek ndeshje që do të luhen në qershor. Zelanda e Re do të përballet me Kosta Rikën, ndërsa Peruja pret fituesit e “play off”-it të Azisë mes Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Shorti nuk është i lirë – FIFA i ka ndarë skuadrat gjeografikisht, por me 13 kombëtare europiane në 8 grupe, do të thotë se 5 nga grupet do të kenë dy ekipe nga kontinenti i vjetër. Oraret e ndeshjeve do të jenë 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00, duke nisur nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.
GRUPET
GRUPI A: Katar, Holanda, Senegal
GRUPI B: Anglia, USA, Iran
GRUPI C: Argjentina, Meksika, Polonia
GRUPI D: Franca, Danimarka, Tunizi
GRUPI E: Spanja, Gjermania, Japoni
GRUPI F: Belgjika, Kroacia, Marok
GRUPI G: Brazil, Zvicër, Serbia
GRUPI H: Portugalia, Uruguaj, Koreja e Jugut
Vijon…