HomeKryesoreNegociata me PS për zgjedhjen e presidentit të ri? Zbardhet mesazhi i...

Negociata me PS për zgjedhjen e presidentit të ri? Zbardhet mesazhi i Enkelejd Alibeajt për deputetët e Grupit të PD

spot_img

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar me një mesazh për deputetët e PD pas disa lajmeve të publikuara në media se ka shkuar sot në tryezën e bisedimeve mes PS dhe PD për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në mesazhin e zbardhur nga gazetari i Panorama.al Mariglen Kume, Alibeaj shprehet se nuk ka ndodhur asnjë takim i tillë as në emrin e tij dhe as në emër të grupit parlamentar.

Ai thekson se për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar.

“Të nderuar kolegë, të nxitur nga reagimet në media, të stisura mesa duket, ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim i imi, as imagjinar, as në titull personal, as në emër të grupit me ndokënd për çështje negociatash për ndonjë çështje.

Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar. Ky sqarim mbase i tepërt është për secilin prej jush nëse lexon apo pyetet për lajme të stisura. Ju uroj punë të mbarë në vazhdim”, shkruan Alibea

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular