HomeKryesorePak para mbledhjes së Kongresit të PS, Rama shkarkon.....

Pak para mbledhjes së Kongresit të PS, Rama shkarkon…..

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndërpresë mandatin e kryetarëve aktualë të Partisë socialiste në degët e rretheve.

Vendimi pritet të miratohet në kongresin e PS që do të mblidhet në datën 9 prill, ndërsa procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të socialistëve në rrethe do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022. Sipas burimeve, këto ndryshime kanë ardhur si domosdoshmëri e riorganizimit të Partisë pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit

Pr/vendimi:

V E N D O S I:

Të ndërpresë mandatin  4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;

Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;

Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e  procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;

Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;

Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;

Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin  e këtij vendimi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular