HomeAktualitetNë rrugë të Arbrit, në dorë të Zotit. Segmenti që "hëngri" miliona...

Në rrugë të Arbrit, në dorë të Zotit. Segmenti që “hëngri” miliona euro rrezik për qytetarët

Advertismentspot_img

Këto janë sekondat e tmerrit për këdo që kalon në Rrugën e Arbrit.

Pas shembjes së kodrës pranë tunelit të Murrizit, të dielën, kjo pjesë e aksit u hap mëngjesin e së hënës, 4 prill.

Por, veçse largimit të inerteve nga rruga asgjë tjetër nuk u bë.

Pamjet tregojnë qartë rrezikun që momenti në moment kodra mund të shembet.

“Kjo është një rrezik për gjithë shoferët dhe njerëzit që kalojnë këtu. Nuk kanë bërë punë.”

Drejtuesit e mjeteve hedhin akuza ndaj ndërtuesve dhe ndaj atyre që e propaganduan si shpëtim për Dibrën këtë rrugë që sot rrezikon të shkaktojë tragjedi njerëzore.

“Do shembet nëse nuk e pastrojnë, ka rrezik të bjerë ndodnjë këtu të vritet.”

“Përbën rrezik dhe ne që udhëtojmë këtej kemi shumë probleme. Copë-copë, e parregulluar, mund të shembet nga momenti në moment.”

E gjithë rruga e Arbërit deri në këto momente ka kushtuar më shumë se 40 milionë euro, ndërsa së fundmi janë kërkuar edhe 20 milionë euro të tjera.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular