Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në lumin Fan të Mirditës pasi një fëmijë 12 vjeç ka humbur jetën.
Sipas raportimeve ai është rrëmbyer nga rrjedha e lumit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj, ku një fëmijë 12 vjeç është mbytur në lumin Fan
Mendohet se fëmija është rrëmbyer nga rrjedha e lumit. Forcat e Policisë dhe efektivë të PMNZ po kërkojnë në rrjedhën e lumit.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Polciisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimt.
Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit. do fillojnë në porët e para të mëngjesit .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.