HomeKronikeDy makinat përplasen 'kokë më kokë' / 4 persona përfundojnë në spital,...

Dy makinat përplasen ‘kokë më kokë’ / 4 persona përfundojnë në spital, një në gjendje të rëndë

spot_img

Dy automjete, një tip “Toyota” dhe një “Renault”, janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Dy automjetet kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 4 persona ku një prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore

Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C. dhe mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin J. L.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, konkretisht shtetasja J. E., (pasagjere në mjetin tip “Toyota”) e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi A. M., (pasagjer në mjetin tip “Renault”) i cili së bashku me dy drejtuesit e mjeteve, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular