HomeKryesoreDeklaratat e Berishës për Yuri Kim, reragon Ambasada Amerikane. Ja çfare tha...

Deklaratat e Berishës për Yuri Kim, reragon Ambasada Amerikane. Ja çfare tha ish-kryeministri dje

spot_img

Ambasada amerikane ka reaguar sot lidhur me deklaratat e djeshme të Berishës se një person në emër të ambasadores I ka shkuar në zyrë për të negociuar lidhur me zgjedhjet në PD.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sqarojnë se vendimet e shpalljes “non grata” për korrupsion madhor nuk mund të negociohen dhe rrjedhimisht nuk mund të ndryshohen.

E pyetur nga News 24, ambasada amerikane dha këtë përgjigje:

“Pozicioni i SHBA në lidhjet me shpalljet “non grata” për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe nuk mund të negociohet”, sqaron ambasada.

vijon…

Berisha tregon prapaskenat: Çfarë m’u kërkua pas 6 marsit

Ish-Kryeministri Sali Berisha e cilësoi një shkelje të Konventës së Vjenës deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila njohu Alibeajn si kryetar të komanduar të PD-së edhe pas vendimit të 25 marsit.

Në një intervistë për “A2CNN”, Berisha tregoi disa prapaskena që, sipas tij, kanë ndodhur pas zgjedhjeve lokale të 6 marsit.

“Kjo ishte shkelja e radhës e Konventës së Vjenës nga një diplomate e akredituar në Tiranë. Shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj, por ishte përpjekja e dështuar e radhës e zonjës për të përcaktuar kreun e PD-së.

Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë, meqë detyrohem ta bëj publike këtë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj.

Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

Përgjigjja ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD-së, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së, sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular