HomeBotaVIDEO E TMERRSHME/ Me duar të lidhura pas shpine, ushtarët ukrainas qëllojnë...

VIDEO E TMERRSHME/ Me duar të lidhura pas shpine, ushtarët ukrainas qëllojnë trupat ruse: Ai është ende gjallë…

spot_img

Ushtarët ukrainas janë filmuar teksa vrasin homologët e tyre rusë të kapur. Ata i kanë vrarë me duar të lidhura pas shpine, ashtu si akuzat për mizori të ngjashme të kryera nga forcat ruse në qytetin Bucha.

Pamjet i ka verifikuar “New York Times” të mërkurën dhe tregon trupat ukrainase duke kryer vrasjet, pas asaj që dukej që ishte një pritë jashtë një fshati në perëndim të Kievit.

VIDEO E TMERRSHME/ Me duar të lidhura pas shpine, ushtarët ukrainas

“Ai është ende gjallë”, dëgjohet duke thënë një nga ukrainasit, i cili identifikohet nga flamuri. Ndërsa një ushtar rus shihet me një xhaketë të tërhequr mbi kokë.

“Filmoni këta grabitës. Shiko, ai është ende gjallë, po gulçohet”, vijon më pas ushtari ukrainas.

VIDEO E TMERRSHME/ Me duar të lidhura pas shpine, ushtarët ukrainas

Më pas njëri nga ushtarët e qëllon burrin tre herë. Pas goditjes së dytë, ushtari rus vazhdon të lëvizë, por ndalon pas plumbit të tretë.

Nga pamjet e tmerrshme duket se janë të paktën tre ushtarë të tjerë rusë të vdekur, të shtrirë pranë viktimës së fundit, të gjithë të veshur me kamuflazh dhe tre me shirita të bardhë në krahë, që zakonisht mbahen nga njësitë ushtarake ruse.

VIDEO E TMERRSHME/ Me duar të lidhura pas shpine, ushtarët ukrainas

Mediat e huaja shkruajnë se videoja është realizuar nga një rrugë në veri të Dmytrivka, rreth shtatë milje në jugperëndim të Bucha. Të mbijetuarit e këtij qyteti kanë nisur të tregojnë tmerret që kanë kaluar dhe po kalojnë nga ushtria e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular