HomeBotaVIDEO/Zbulohen dokumentet sekrete që fsheh SHBA/ Piloti ka kontaktuar me UFO-t: Mendova...

VIDEO/Zbulohen dokumentet sekrete që fsheh SHBA/ Piloti ka kontaktuar me UFO-t: Mendova se ishte stërvitje…

spot_img

Një piloti amerikan ka ngritur pretendime se gjatë një misioni në vitin 2015 ai ka pasur kontakt me qenie jashtëtokësore, UFO.

Ai ka treguar se gjatë kohë që ishte në një mision patrullimi rutinë në florida me avionin e tij F-18, ai kishte vënë re disa objekte të çuditshme, por duke menduar se këto objekte ishin pjesë e stërvitjes nuk u kushtoi rëndësi.

Zbulohen dokumentet sekrete që fsheh SHBA/ Piloti ka kontaktuar me UFO-t:

Dokumentet e reja, shumë të redaktuara, që ishin mbajtur sekrete,  të lëshuara në depon e dokumenteve qeveritare  ‘The Black Vault’  zbulojnë se piloti ka informuar stafin e Senatit amerikan për ‘fenomenin e pashpjegueshëm’ që hasi në 2019.

Marina preferon t’i quajë objektet që shihen në videon e dhënë nga piloti si  ‘fenomene ajrore të pashpjegueshme’ (UAP), në krahasim me ‘objektet fluturuese të paidentifikuara’ (UFO) të përdorura më shpesh.

“Mendova se bëhej fjalë për një objekt të lëshuar për qëllime stërvitjeje dhe fillimisht e vura atë në shënjestër për të parë veprimet. Ai i afrohej përherë dhe më shumë anijes dhe pastaj u zhduk. Nuk i kushtova rendësi në fillim, por di që ishim shumë pranë njeri-tjetrit”, mësohet të ketë raportuar piloti.

Pas hetimeve u zbulua se aty nuk kishte fluturuar ndonjë objekt ushtarak apo civil duke bërë që autoritetet të besojnë se bëhej fjalë për një UFO që hetonte mbi aeroplanmbajtësen.

Një nga videot është xhiruar në nëntor 2004; dy të tjerat janë xhiruar në janar 2015. Të tre videot ishin të koduara “FLIR1”, “Gimbal” dhe “GoFast”.

Në videot e vitit 2015, pilotët e Marinës mund të dëgjohen duke shprehur mosbesim. Të tre videot e UFO-ve u kapën nga Navy F/A-18 Super Hornets.

Videot u bënë publike dhe u publikuan për shkak të përpjekjeve të New York Times, për të zbardhur ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular