Nga Flamur Hoxha
Me 20 qershor 1995 presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiq deklaroi në Kuvendin e Serbisë:
“Vriteni një serb, ne kemi me vra njëqind myslimanë”.
Njëzet ditë ma vonë, me 11 korrik 1995, ushtarët e cetnikët serbe në Srebrenicë vranë 8372 civile boshnjakë, që nuk kishin vra asnjë serb.
Aleksandar Vuçiq që kërcënoi myslimanët dhe u bë me keq se tha ai, shteti i tij vrau mbi 8 mijë boshnjake, është në pushtet sot.
Nuk kërkon ndjesë Serbia por tenton pa pushim të fshijë e mohojë krimet serbe.
Kërkon të zotërojë ekonomikisht Ballkanin me anë të Ballkanit të hapur dhe kush ka ekonominë bën politikën.
Shenjat e varreve të kryet e 8372 boshnjakëve janë gishta akuzë kundër shtetit kriminal serb që fatkeqësisht nuk punon për paqen.