HomeKronikeVIDEO/ 4 vjeçarja bie nga kati i dytë, niset me helikopter drejt...

VIDEO/ 4 vjeçarja bie nga kati i dytë, niset me helikopter drejt Traumës. Si ndodhi ngjarja e rëndë në…

spot_img

Një fëmijë vetëm 4 vjeç është rrëzuar nga kati i dytë i banesës ku jetonte në Sarandë. Ai është duke u transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, në kryeqytet.

Mësohet se fëmija i lënduar është një vajzë 4 vjeçe me inicialet A.N. Gjatë rrëzimit ajo është goditur në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se vajza e lënduar do të niset me helikopter drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës,  në fshatin Berdenesh, Sarandë. Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore  më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular